“Nuk jam i qetë pa e nxjerrë këtë merak”, Meta flet për krizë serioze në vend: – Nëse Reforma në Drejtësi do të ishte sukses, atëherë…

May 22, 2019

“Duhet t’i bëjmë të qartë kujtdo që Kushtetutën nuk mund ta shkelë, askush, asnjë ambasador, diplomat, asnjë”.

Kështu ka deklaruar prerë Presidenti i vendit, Ilir Meta, duke e quajtur alarmant faktin që vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese dhe ka leshuar kritika te forta ne drejtim te zbatimit te Reformes ne Drejtesi.

Pjesë nga fjala e Metës

Kemi një krizë serioze në vend që nuk mund t’i shmangemi, jemi vend i NATO dhe kemi detyrim të garantojnë stabilitet e siguri të brendshme por edhe si vend që do të celë negociatat me BE. Pasi vendi pësoi 97 për fat të keq, një film që e kanë parë shumë, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme me ndihmën e Venecias dhe kontributin e personaliteteve në vend.

Pikërisht se u nxorën mësime nga 97 dhe u bë për të parandaluar një 97, për të menaxhuar kriza që mund të dalin jashtë kontrollit dhe shtytje të demokracisë drejt anarkisë.

Në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrificë, ia hoqëm, kontroll, balancë e llogaridhënie e kaluam nga një sistem parlament në një sistem të mbyllur partiak, kjo është pse sot kemi situatë, që Kuvendi nuk është thjesht funksional se dy partitë e opozitës të mënyrë të papranueshme lanë mandatet, por ka qenë jofunskional edhe kur kanë qenë ata që të jemi të qartë edhe fare të hapur.

Është folur për sukses të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur cështjes publikisht, për suksesin e reformës në drejtësi, bëhen 3 vite nga miratimi i saj. Dhe nuk them a është sukses a dështim, por nëse do ishte një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jam i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju, dy herë janë hedhur shortet e KLD.

Kërkon presidenti i Republikës një gjë, ta kërkon zyrtarisht, kur bëhet fjala për gjërat më të rëndësishme të një vendi, për gjykatën kushtetuese.

Historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjojini, reforma do të jetë e suksesshme kur në vend të ketë më shumë investime gjermane, britanike, amerikane, nga vendet më të zhvilluara bizneset e të cilave kanë si kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe të gjykatave.

Gazeta Panorama