Nje thesar raguzian ne amfiteatrin e Durresit.
Nga: Frederk Stamati

U zbulua ne vitin 2006 gjate germimeve arkeologjike. Thesari prej 549 cope monedha argjendi ishte futur ne nje poce qeramike te glazuruar. Pocja ishte e thyer, sic edhe shifet ne foton e pare. Thyerja nuk eshte e tanishme.
Rezulton qe thesari te kete patur nje histori interesante. Nga radiografite me rreze X rezultoi se monedhat ishin hedhur ne “dy duar”. Pastaj ishin fshehur poshte dyshemese se dhomes. I zoti i thesarit vdiq pa e treguar vendin. Me kohe shtepia u shemb. Ata qe ndertuan me vone germuan themele te reja. I shkuan perbri poces, por qe nuk e vune re nga hedhurinat e ndertimit. Dhe ashtu e lane, te groposur. Po te kishin germuar 2-3 gisht me anash, do ta kishin gjetur. Perseri pati shembje dhe thesari nuk u gjet, deri sa u ra per hise arkeologeve.
Monedhat jane shume te brishtezuara nga qendrimi ne toke, thyhen edhe po te duash t’i pastrosh me penel te bute. Argjendi eshte i perzier me baker.
Problemet e restaurimit ishin te shumta dhe te komplikuara. U “perzien” shume shkenca, si kimia, fizika berthamore, metalurgjia, etj. Puna ishte shume-shume delikate, si rikthimi i struktures, pastrimi, konservimi, etj, etj. Por, u arrit.


Thesari eshte me monedha te Raguzes, te qarkulluara gjate viteve 1510-1530. Pra, ne ate kohe Durresi zhvillonte tregeti me Raguzen. Ne monedha ne njeren ane paraqitet shen Blazius, shenjti mbrojtes i Raguzes, qe mban ne dore maketin e portit, njelloj si ai qe vizitojme sot.
Monedhat e thesarit tashme ruhen shume mire ne tabaka te posacme, me folezesa te veshura me pelush, pune e bere me shume perkushtim nga numizmatja Shpresa Gjongecaj Vangjeli.