Ndahet nga jeta publicisti Arben Xoxa.

14:37 24-02-

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare publicisti Arben Xoxa.

Arben Xoxa lindi në Tiranë më 1 maj 1952, djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave.

Xoxa që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, dhe është autor i qindra shkrime dhe studime. Arben Xoxa është një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar.

. Homazhet do te zhvillohen të hënën ora 10:00 pranë Akademise se Shkencave tek Biblioteka.

Gjithmonë patriot, gjatë viteve të fundit u tërhoq nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare.