Muzeu i Kosoves

Muzeu i Kosovës, Prishtine. –

Ndërtesa monumentale eklektike “Muzeu i Kosovës” (Konaku i Jashar Pashës), gjendet në zonën e ngushtë historike të qytetit të Prishtinës në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar rreth viteve 1885/86. Objekti është ndërtuar nga Austro – Hungaria për nevojat e ushtrisë turke. Deri në vitin 1975 objekti ka qenë seli e komandës ushtarake gjatë regjimit të ish RSFJ për regjionin e Prishtinës. Në oborrin e saj ka ekzistuar edhe Sahat Kulla e Vjetër.

Muzeu i Kosoves

Prej vitit 1980 objekti shfrytëzohet si Muze i Kosovës. Planimetria e ndërtesës është drejtkëndëshe në etazhe: B+P+2+NK dhe është e ndërtuar me materiale ndërtimore si gurë, tulla, dru e mermer. Kulmi është rindërtuar dhe i takon tipit “mansard” i mbuluar me tjegulla “moderne”. Pjesa frontale e ndërtesës theksohet me një ritëm të njëtrajtshëm të hapjeve dhe shkallë të theksuara një-krahëshe simetrike, me planimetri gjysmëharkore që çojnë nga përdhesja deri në kat të parë.

Muzeu i Kosoves