Mblidhnin “Lule Darvini”, arrestohen disa shqiptare në kufirin shqiptaro-grek.

– Greqia i mbron Pasurite Natyrore. –

Mbledhja e “Lules së Darvinit” dhe bimëve të tjera mjekësore në kufirin shqiptaro-grek i rrezikon me dënim me burg disa shtetas shqiptarë. Policia greke tha se ka nisur disa operacione për mbrojtjen e pasurive natyrore në këtë zonë.

Të paktën 6 persona janë arrestuar në zonën e Malit të Gramozit buzë kufirit me Shqipërinë ndërsa persona të tjerë janë arrestuar edhe në Qarkun e Epirit, deklaroi zyrtarisht policia greke.

Mbledhja e bimëve mjekësore është e paligjshme në të gjithë territorin grek dhe lejohet vetëm me leje nga autoritetet lokale të pylltarisë për lloje të vecanta dhe në një sasi të caktuar.

“Lulja e Darvinit” rritet në lartësinë mbi 1.000 metër mbi niveline detit dhe është një nga bimët aromatike më të kërkuara në industrinë farmaceutike.

Ajo e mori emrin nga zbulimi që Charles Darvin bëri në majën më jugore të Amerikës së Jugut në vitin 1833. Lulja studiohet edhe sot për të kuptuar se si sistemet e çiftëzimit të bimëve evoluojnë ose prishen.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/