Luvri nis rezervimet e biletave për ekspozitën “Leonardo Da Vinçi”. –

Muzeu i Luvrit në Paris çel ditën e martë, rezervimet e biletave për ekspozitën më të rëndësishme kushtuar Leonardo Da Vinçit.

Ekspozita është planifikuar të hapet në fund të tetorit.

Ky event përkon me 500 vjetorin e vdekjes së piktorit të madh të Rilindjes, ku asnjë biletë nuk do të mund të shitet pa rezervim.

Për shkak të fluksit të parashikuar, ekspozita do të jetë e mundur vetëm për rezervimet në një interval të caktuar kohor.

Ekspozita do të hapë dyert më 24 tetor.

Rezervimet do të nisin që nesër në www.ticketlouvre.fr.

Me një koleksion prej pesë pikturash dhe 22 vizatimesh, Luvri do të mbledhë rreth 120 vepra të tjera (piktura, vizatime, dorëshkrime, skulptura, vepra arti) nga institucionet më prestigjioze europiane dhe amerikane si: Royal Collection, British Museum, Galeria Kombëtare e Londrës, Pinacotheque vaticane, Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut, Instituti i Francës.

Luvri

j.l./ dita