“Loja tani fillon prej vërteti”/ Pas protestës Kryemadhi paralajmëron, tregon hapin e radhës. –

16/03/2019

Në një dalje për shtyp nga selia e LSI-së, Monika Kryemadhi ka falënderuar qytetarët për protestën e sotme.

Kryetarja e LSI e quajti protestën e sotme si më të madhen në historinë e pluralizmit.

“Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij për të refuzuar deri në fund nga armiku i vetëm i tij që është Edi Rama. Sot qytetarët e Shqipërisë bën protestën më të madhe të pluralizmit. Ata sot kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin me asnjë çmim. Është nisur rruga për të shpëtuar demokracinë. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë e në çdo ditë. Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas”, u shpreh Kryemadhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/