Lisi i Shenjet i Fshatit Kamnik. Korce. –

Ky vënd i shenjtë në këtë foto është “Lisi i mirë” në fshatin më të vjetër në Kolonjē, në Kamnik. Lisi i mirë ka qënë besimi shpirtëror më i vjetër ne Iliri. Për këtë besim thuhet se ka lindur nga shpirti i të parëve tanë si shënjë e të miarave që kjo pemë u sillte Ilirëve. Në periudhën e Neolitit kur Njerëzia nisi të jetonte fal punës dhe krijimit të familjes lisi ishte pema multifunksionale që gjënte një përdorim të gjerë në jetën e përditshme të tyre. Me lisin ata bënin bishta për vegla pune, e përdornin në ndërtimin e shtëpive si dhe ahurëve të blektorisë, me lisin bënin qymyr për ngrohje e punë të ndryshme, me frutat e tij ushqeheshin për vete si dhe blektoria etj dobi që realizonte kjo pemë. Ilirët e vlerësonin shumë atë objekt që i sillte dobi në jetën e përditshme. Ata diku në Iliri vlerësonin lisin, diku diellin, diku shkëmbin, diku bagëtitë etj etj. Nga kjo nevojë e domosdoshme lisi në Dasareti u bë peme e shenjtë.


Lisi i mirë në Kamnik është pema më e shenjtë në tërë krahinën tonë. Është besim i parë shpirtëror me rrënjë që para, madje,shumë para krishtërimit. Banorët e Kamnikut i kanë shërbyer dhe e kanë ruajtur këtë ritual miravjeçar që sot na tregon rrenjët tona ilirjane.
Ndihmë për të gjithë qoftë ky vend i shenjtë.