Kundër instalimit të diktaturës, – Opozita: Protesta në të gjithë Shqipërinë.

26/06/2019

Burime zyrtare nga opozita bëjnë të ditur se aksioni opozitar vazhdon. Dhe do të shtrihet gjatë ditëve në vijim dhe do të jete edhe më i fuqishëm dhe më i gjerë.

Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme.

Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkepunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve.

Rama ne Bunker

© SYRI.net