Kullat e LURES. (album foto).-

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës u bënë pjesë e grupit të inspektimit në kuadër të projektit “100+ fshatrat”, i cili këtë rradhë kishte në fokus fshatin Lurë, në qarkun e Dibrës.

Në Lurë u inspektuan objektet monument kulture të zonës, të cilat evidentojnë vlerat kulturore të fshatit. Gjatë vizitës u inspektua edhe gjendja e konservimit të këtyre monumenteve si dhe u bë dokumentimi fotografik i banesave karakteristike të zonës së bashku më tipologjitë e elementëve të sistemimit dhe rrethimit të tyre.

Projekti “100+ fshatrat” kërkon të ndërtojë modele zhvillimi, të cilat do të shtrihen në 100 fshatrat shqiptare dhe do të shërbejnë si modele të zhvillimit rural me fokus agro turizmin.

Fotot Drkk Shkoder.