Kuksianët përplasen me policinë teksa marshojnë drejt Aeroportit ku ndodhet kryeministri Rama. Shihni momentin. –

 25 qershor 2019

Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike po zhvillojnë një protestë në Kukës kundër kryeministrit Edi Rama.

Ata po marshojnë drejt aeroportit.

Forca të shumta policie janë bërë kordon për të mos lejuar avancimin e mëtejshëm të protestuesve.

Mbështetësit e opozitës kanë çarë kodonin e parë me forca policie. Atje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gazeta Panorama