Hajdudet e Mumjes

Nga: Gazeta Shqip

Kohët e fundit në Irlandë hajdutët nuk po kursejnë as mumiet. Policia irlandeze ka raportuar së fundmi se është vandalizuar një dhomë e nëndheshme në një kishë në Dublin ku është vjedhur koka e një mumie 800-vjeçare.

Incidenti u regjistrua në kishën “Saint Michan” dhe u kuptua kur një ciceron ishte duke përgatitur që të hapte kishën për vizitorët.

Hajdudet e Mumjes

Kisha njoftoi se ishin dëmtuar disa mumie.  Kjo është hera e dytë që dhoma e nëndheshme vandalizohet, pasi ajo është sulmuar nga “skifterët” edhe në vitin 1996.