Jugu i vendit drejt ‘shuarjes’, ja 3 qarqet më të mëdha ku numri i vdekjeve është më i lartë se lindjet. –

20 maji 2019

 

Në rrugicat e Dhoksatit, fshat në Gjirokastër, është thuajse e pamundur të ndeshesh me ndonjë të ri.

Qarku i Gjirokastrës po përjeton tkurrjen më të madhe të popullsisë, me diferencën më të madhe midis lindjeve dhe vdekjeve në vend.

Monitor përllogariti lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore në qarqet e vendit për vitin 2018, ku Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë njështesë natyrore negative, që do të thotë numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve.

Pasojat negative të kësaj situate do të çojnë në uljen e popullsisë në moshë pune, rënie të produktivitetit dhe rritjen e të moshuarve. Ato bëhen edhe më të dukshme kur iu shtohet edhe emigrimi.

Numri i lindjeve për 1000 banorë në Gjirokastër  gjatë 2018-s ishte 8.6, përkundrejt 12.1 vdekjeve për 1000 banorë. Nëmënyrënatyrale, pa marrë në konsideratë lëvizjet migratore, popullsia atje u pakësua me 3.5 individë për çdo 1000 banorëtë qarkut.

E njëjta situatë vlerësohet të jetë edhe në qarkun e Korçës, i cili shënoi gjithashtu një diferencë negative të lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë2018-s për çdo banorë në këtë qark pati 2.2 individë më pak. Diferencë negative ka shënuar dhe qarku i Vlorës (shiko grafikun dhe tabelën).

Nga ana tjetër, Kukësi është qarku me shtesën natyrore më tëlartë në vend, kur për çdo 100 banorë atje, shtesa natyrore është rreth 6. Ndonëse Kukësi nuk është qarku me lindjet mëtë larta. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në Kukës pati 12.4 lindje të reja për çdo 1000 banorë, përkundrejt 6.6 vdekje.

Lindjet më të larta u shënuan në qarkun e Dibrës, ku sipas tëdhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor ishin 13.1 lindje për 1000 banorë, ndërsa vdekjet 7.7. Shtesa natyrore nëqarkun e Dibrës është ndër më të lartat në vend me 5.5 për çdo 1000 banorë.

Edhe në qarkun e Tiranës, në të cilin është përqendruarthuajse 1 e treta e popullsisë, lindjet /1000 banorë ishin gati sa dyfishi i vdekjeve, me një shtesë natyrore prej 4.9/1000 banorë.

Në Berat, Fier apo Shkodër, shtesa natyrore e popullsisë ka mbetur në vend numëro, pasi diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve është më e vogël se 1.