Limoz Dizdari

I njohur si “senator” i PS-së…Jep ‘shuplakën’ Ramës: – Djegia e mandateve, gjest i madh nga Basha.

Pas deklaratave të forta të Arta Dades dhe prononcimeve të Pandeli Majkos apo Ditmir Bushatit, një tjetër “senator” i kësaj force politike, del hapur kundër lidershipit të Edi Ramës.

Ndarja mes socialistëve dhe “Rilindjes”  si një organizatë që ka uzurpuar PS-në sa vjen dhe bëhet më e zëshme.

Këtë herë është ish-deputeti dhe ish-anëtari i Kryesisë së PS, Limoz Dizdari, i cili deklaron se Partia Demokratike dhe opozita ka bërë një gjest shumë të madh që ka tërhequr deputetët, pasi ky ishte një vendim i domosdoshëm, pasi nuk i kishte mbetur asnjë rrugë tjetër.

Kompozitori dhe ish-politikani i njohur, këto deklarata i lëshoi në takimin me temë, “Arti në mbrojtje të Demokracisë dhe Interesit Publik”, ku mes të tjerave tha se vendi po përjeton një krizë të rëndë.

Limoz Dizdari