Hahn: Jam i shqetësuar për tensionet mes qeverisë e opozitës.  – Vendosni Shqipërinë mbi partinë !

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, Hahn apelon për konsensus mes palëve për avancimin në rrugës e integrimit.

20 Shkurt, 16:36 |

Komisioneri Johannes Hahn shprehet i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri pas protestës së dhunshme të opozitës dhe kërcënimit për djegien e mandateve. Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, Hahn apelon për konsensus mes palëve për avancimin në rrugës e integrimit.

“Avancimi në rrugën drejt BE duhet të jetë mbi interesin e partisë dhe të përbëjë një qëllim kombëtar për të gjithë. Takim i mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Unë përsërita se Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësinë që të vazhdojë më tej reformat për të përparuar në rrugën e saj BE. Në mënyrë të barabartë kam shprehur shqetësimin tim të madh në lidhje me tensionet në rritje midis qeverisë dhe opozitës”  shprehet Johanes Hahn.

Ndërkohë që po sot, ministri Cakaj zhvilloi një takim edhe me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ku në fokus ka qenë situata politike dhe reformat

Gazeta  Shqiptarja.com