Finlanda ofron udhëtime falas, për të qenë të lumtur…

Kush nuk pëlqen të udhëtojë? Nëse ju jeni një dashnor i udhëtimit, ka lindur një mundësi që të mose  humbisni: Finlanda ofron udhëtime falas për të mësuar që të jeni të lumtur!

Ky është një konkurs i vërtetë i menduar nga vendi skandinav, që ofron tetë vendqëndrime falas në Finlandë për të mësuar se si të jetosh jetën në qetësi. Disa studime kanë treguar se Finlanda është vendi me indeksin më të lartë të lumturisë, prandaj pse të mos mësojmë prej tyre, se si të jetojnmë në qetësi shpirtërore?

Bëhet fjalë për vende falas, ku fituesit do të jenë në gjendje të shohin se si jetojnë në një mënyrë të lumtur dhe të qetë në Finlandë, shumë banorë janë pothuajse gjithmonë të gëzuar dhe të relaksuar, pavarësisht se jetojnë në një shoqëri teknologjikisht të avancuar, ata nuk vuajnë nga stresi i përditshëm.

Në 2019, Indeksi Botëror i Lumturisë ka zbuluar se Finlanda është vendi më i mirë për lumturinë, dhe për këtë arsye banorët e saj tani po përpiqen t’u mësojnë të tjerëve sekretet e tyre, nëpërmjet këtij konkursi.

Shoqëria që e ka organizuar quhet Visit Finland, fituesit mund të qëndrojnë falas për tre ditë dhe të jenë në kontakt me një familje finlandeze, që të përpiqen të kuptojnë sekretin e lumturisë.

“Sekreti ynë është në natyrën tonë, në kuptimin direkt të fjalës”, kanë shpjeguar organizatorët. “Kur të tjerët shkojnë për terapi, finlandezët veshin një palë çizme gome dhe shkojnë drejt pyjeve”.

Organizatorët do të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe fjetjes, por për të marrë pjesë duhet të pranosh të filmohesh gjatë gjithë udhëtimit.