Libri: “Himne, këngë dhe marrshe patriotike të Ballit Kombëtar” i autorit Enver Lepenica

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) lajmëron botimin për së afërmi të studimit monografik të Enver Memishaj (Lepenica) me titull “Himne, këngë dhe marrshe patriotike të Ballit Kombëtar”.
Libri prej 500 faqe na njeh me historikun e një repertori tejet të begatë me tekste kengesh të Ballit Kombëtar, për bukurinë e tyre artistike dhe pathosin patriotik.


Me këtë rast bie poshtë, shkrehet, bëhet fërtele pretendimi hipokrit i zërave të shumtë komunistë gjatë diktaturës, se, gjoja, “ç’qenka ajo forcë politike antifashiste si Balli, që nuk i mbahet mend qoftë dhe një këngë e vetme”. Në këtë libër do të gjeni një “mal me këngë”, që janë kënduar nga zëra të gjallë që e deshën Shqipërinë të ishte e lirë, e bashkuar dhe demokratike si Europa.