DURRES: – Shkatërrohen kapitele, një bazament altari dhe objekte monumentale prej mermeri,  të cilat datojnë sipas arkeologëve që në periudhën romake.

31 mars 2019.

Dy fotot e mëposhtme tregojnë një mur në dhjetor 2018 dhe tani në mars 2019.

Thyerja e mureve të bastionit nxori në dritë objekte të reja arkeologjike, si kapitele, një bazament altari dhe objekte monumentale prej mermeri, një pjesë e të cilave datojnë sipas arkeologëve që në periudhën romake.

Gërmimet e ekskavatorit për të ashtuquajturin “projekti Veliera” kanë kthyer në një pirg gurësh, një pjesë të mureve të bastionit fortifikues të shek. XVII dhe ngrehinës së periudhës osmane, që u ripërdor më shumë se një shekull më parë si konaku i Princ Vidit – i cili për 6 muaj në vitin 1914 u ngrit në fron si mbret i shqiptarëve.

Thyerja e mureve të bastionit nxori në dritë objekte të reja arkeologjike, si kapitele, një bazament altari dhe objekte monumentale prej mermeri, një pjesë e të cilave datojnë sipas arkeologëve që në periudhën romake.

Rifillimi i punimeve për ‘Velieran’ – një mamuth betoni në hyrje të qytetit bregdetar, i shtrirë mbi një zonë arkeologjike të kategorisë “A” me shtresëzime që shkojnë deri në antikitetin e vonë, erdhi pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit.

veliera-Shkaterrim objektesh arkeologjik periudha romake

Sipas ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe rregullores së administrimit të zonës arkeologjike A dhe B, punimet që kryhen në qytetin e Durrësit duhen monitoruar nga arkeologët – nëpërmjet një marrëveshje trepalëshe që lidhet midis investitorit, kompanisë zbatuese të punimeve dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Pas rifillimit të punimeve me bekimin e gjykatës, një marrëveshje e tillë nuk ekziston.

veliera-Shkaterrim objektesh arkeologjik periudha romake