Duke pritur te Marten pasdite!?

Nga: Jaho Brahaj.

Njgjarja kryesore e  ketij fundviti eshte protesta e studenteve para Ministriese se Arsimit. Kerkohen disa ulje tarifsh qe rendojne mbi kurrizin e studenteve shqiptar. Studentet me shume se per kerkesat te cilat i  kane shpallur, ngulmojne te mos permendet fjala kyce “POLIIKE”. Dhe si djalli nga temjani i frikesohen dhe i largohen te vertetes, qe keto kerkesa jane kundra nje reforme politike dhe te miratuar nga politika, qe e ka emrin “Reforme e Arsimit te Larte”. Pse e fshehin se ato jane kundra nje Refome Politikedhe politikes.(Kjo eshte enigma). Ata  ngulmojne edhe te fshehin nga memorja  e tyre, qe kjo reforme eshte kundershtuar nga studentet paraardhes te tyre. Ne ato dite kur votohej kjo reforme pati dhe kercnime dhe incidente me ate kaste politike, qe beri kete reforme, qe u miratua nga Politika, dhe u kendershtua pa filluar te zbatohej. Le te kujtojme se nje studente e “skuqi” me salce kete ministere, qe sot thote, se nuk kemi bere asnje gabim.  (Duhet permendur qe L.  Nikolla nderhyri qe studentja te mos ndiqej penalishte. )

Po sot. “Jo Politike”, thone studentet, per nje kerkese te kundershtimit te reformes se shume trumbetuar si reforme politike dhe e krijuar dhe miratuar nga politika.

Te marten pasdite kerkesat e studenteve do plotesohen. Studentet do i shikojme te kenaqur duke falenderuar Qeverine per plotesimin e ketyre kerkesave. Qeveria do falenderoi studentet per Levizjen e tyre si force vitale e shoqerise.

Pa u mbyllur sipari, Qeveria do trumbetoj fitoret dhe demokretizimin e vendit. – Ja nuk pati trysni mbi protestuesit, u lane te lire, ata jane forca kryesore e te ardhmes, dhe ja, u ndame te kenaqur. Lufta e Qeverise ndaj mediave do vazhdoi. Ato te “shiturat” per te bere autokritike ne cdo edicion lajmesh do kene nga tre lajme me figure te huazuar nga ERTV. Cfare ndodhi gjate ketyre diteve: Astiri u pastru, skandali i Firmave fantazme qe marrin tendera mjegullohet. Qeveria me propotence vazhdon slloganin: -Ja edhe kundershtimi  qe pati Rinia u zgjith, jemi ne harmoni me to. E kush do kundershtoi me shume.

-He kush e ka radhen. Po e lulzojme Shqiperine ne Rilindja, por ju kazanet mediatik po na shqetesoni  bashke me disa kritike, qe e kane kot qe flasin e kritikojne ecjen tone perpara. Migjeni ka shkruar nje tregim te shkurte. ”Matan gardhit asgja te re”. Tendrat do vazhdjne, promotor do jene PPP. Ne si vend do renditemi tek vendet me demokraci  te kulluar, perkrahim protestat, madje i mirtrajtojme, dhe ndonje student, qe as nuk ika shkuar ne mendje nje fakt i tile; do shperblehet.

A u inicua nga Politika kjo proteste, nuk e dime, por qe po managjohet ne menyre perfekte nga Politika, kjo eshte e qarte. Mjafton te veme ne pah, qe per cdo kritike ndaj Qeverise eshte e mire e organizuar deri ne prefeksoin, medja vizive, elektonike etj, per te kundershtuare hedhur balte e ndaj kundershtarve te mirqeverisjes. Asnje kritike, percmim e  kundershtim as nga edhe militantet me ekstremiste te te majtes nuk eshte shfaqur keto dite.

Shenim: Per gjithe kritiket e ketij shenimi, qe do kene ne maje te gjuhes kundershtimet dhe sharjet, ju lutem prisni deri te marten pasdite dhe pas ketij moment clironi dufin tuaj pa kursim.