Christian Schwarz-Schilling

“Njohja e Kosovës do të duhej të ishte bërë direkt pas luftës më 1999.

“Ishte dobësia e OKB-së dhe BE-së që nuk e bëri këtë”

29 dhjetor 2017

Ish-përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling, kritikon faktin që nga 27 shtete anëtare të BE-së, pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën.

Schwarz-Schilling thotë se për këtë shkak, “Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp!”

“Ato vende se kanë njohur për shkak të problemeve të brendshme. Ky është egoizëm i këtyre shteteve. Kështu BE-ja nuk do të luftojë kurrë ndonjë luftë për demokracinë”, thotë ai duke shtuar se njohja e Kosovës do të duhej të ishte bërë direkt pas luftës më 1999. “Ishte dobësia e OKB-së dhe BE-së që nuk e bëri këtë”.