Deputeti i Bundestagut gjerman, raportuesi për Shqipërinë në KE, Thorsten Frei në një konference për mediat foli për çështjen “Tahiri” duke theksuar se Parlamenti duhej t’ia kishte hequr me patjetër imunitetin ish-ministrit të Brendshëm.

“S’ka pse të mbrohen disa njerëz në situata të tilla, Parlamenti duhet t’i hiqte pa diskutim imunitetin Saimir Tahirit”, tha Frei.

Ndërsa për sa i përket Reformës në Drejtësi, ai tha se mbetet për të parë nëse do të goditen peshqit e mëdhenj.

“Konstatojmë se situata është e tillë që pikërisht në fushën e vettingut dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ka progres, por edhe rastet e mëdha, për peshqit e mëdhenj mbetet për të parë nëse do të ketë pasoja, nëse ka vërtet goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha.

Me shumë vëmendje kam ndjekur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kam ndjekur faktin si është trajtuar ky rast në pikëpamjen politike.

Në pikëpamjen time është një problem madhe që nuk është arritur që në Parlament, në qëndrimin tim besoj që kjo duhet të kishte ndodhur në parlament për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha në Parlament.

Ndaj ky rast është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për pyetjen se cilat janë zhvillimet dhe arritjet në këtë rast dhe a është vërtet Shqipëria në gjendje që të mos ndalet përpara emrave të tilla të politikës”, tha Frei.

Ndër të tjera raportuesi gjerman, u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë hapa të mëdhenj për të shkuar në rrugën drejt Bashkimi Europian.

Gjithashtu deputeti gjerman foli dhe për rekomandimet e OSBE/ODIHR nga ku bëri thirrje se duhet të ndiqen me rigorozitet.

“Prej 4 vitesh në theksojmë nevojën dhe rëndësinë që ka për Shqipërinë reforma zgjedhore. Ndaj dua ta përmend këtë pikë si një prej 5 kushteve për çeljen e negociatave. Mendoj që këtu duhet të ketë një zgjedhje në mënyrë që pranueshmëria e zgjedhjeve të jetë më e mirë. Për këtë ka pasur edhe rekomandime të qarta nga OSBE-ODIHR dhe këto rekomandime duhet të shërbejnë si baza për reformën zgjedhore në Shqipëri. E rëndësishme është që mos pritet shumë gjatë me këtë sepse që vitin e ardhshme do të kemi zgjedhje vendore në Shqipëri dhe mendoj se është e rëndësishme që rekomandime të bëhen realitet deri në zgjedhjet lokale në mënyrë që të rritet besueshmëria e zgjedhjeve”, përfundoi Frei.

a.s/dita