Çfarë po ndodh? Ruçi niset me urgjencë te Rama, ja kush i shoqëron, –

19/02/2019 – 22:02

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi po zhvillon një takim mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se në takim janë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë.

Takimi vjen vetëm pak orë pas vendimit të Partisë Demokratike dhe LSI për të dorëzuar mandatet e deputetëve, vendim që u kundërshtua hapur nga Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Europian në Tiranë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/