Çfarë është Onomastika?

Onomastika është degë e gjuhësisë që studion emrat e përveçëm të vendeve dhe të njerëzve.

Përfshin dy fusha kryesore: toponiminë dhe antroponiminë.

Onomastika shqiptare ndihmon për sqarimin e mjaft çështjeve nga fusha e historisë së Shqipërisë, e arkeologjisë, e etnografisë, e folklorit, e gjeografisë etj. si në rrafshin historik ashtu edhe në rrafshin bashkëkohor.

Para Çlirimit, disa autorë të huaj, edhe ndonjë vendës janë marrë me mbledhje e botime materialesh kryesisht nga fusha e toponomastikës.

Pas Çlirimit kërkimet onomastike u vunë mbi baza shkencore të organizuara.

Pranë disa sektorëve të shkencave shoqërore u ngritën edhe kartotekat e para të onomastikës shqiptare.