Baton Haxhiu solli ne Tirane nje traste me Parti politike, si gogolin  e perrallave …

Diten e enjte 21 shkurt ne nje Tv te Tiranes Baton Haxhiu tha se, LSI “do zbehet” dhe se PD “do të zhduket”, e këto dy forca mund të zëvendësohen nga partia e Vetëvendosjes.

– “Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të ndërtohet pas një muaj ose dy muaj. Mund të jetë Vetëvendosja. Dorëheqja i lë hapësirë Vetëvendosjes për të qene pjesë e jetës politike në Shqipëri.

Baton Haxhiu me trasten me Parti politike (VV) kerkonte te frikesonte Opoziten. Problemi nuk eshte i thjeshte si e paraqiste Zoti Baton.  Me kete rast donte te ngjallte tek shqiptaret urrejtjen nga Vetvendosja (VV), sepse ai kete parti dhe platformen e saje e urren, dhe nga ana tjeter e dine mire ai dhe Ustai, se Vetevendosja  shqiptare po te themelohet dhe te hyje ne jeten politike ne Shqiperi,  rrezikon  jo te djathten, por te majten, (lufte mbrenda llojit), dhe ne keto kohe te veshtira per PS, ajo  (VV si parti politike ne Shqiperi) demton dhe merr elektorat nga PS.

Pyetja tjeter eshte per moderatoret e emosioneve  te Tv-ve shqiptare: a mundet qe me gjithe keto “Opioniste” pa hesap  qe kemi, pse eshte i domosdoshem dhe kujt i intereson dhe sponsorizon qe Baton Haxhiu te jete gjithmone i pranishem. Kjo kur dihet se me shume  se 80% e shikuesit  shqiptar  Batonin e kundershton dhe e urren per pikpamjet e tija kombetare ne problemin e qendrimit mbi ndryshimin e kufinjeve ne Kosove.

Shenim nga: Jaho Brahaj.