Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë kanë kundërshtuar sot prishjen e banesave të tyre.
8 prill  2019

Ata janë përplasur me forcat e rendit, duke i penguar që të vijojë procesi i lirimit të rrugës.

Zonjat kanë dalë në rreshtin e parë duke u përplasur me skafandrat, ndërkohë që meshkujt kanë qëndruar në çatitë e banesave që do prishen, duke goditur nga larg me gurë.

Në momentin që policia ka tentuar të hyjë brenda banesave për të arrestuar banorët që ishin në tarracat e banesave, këta të fundit i janë përgjigjur me gurë.

Siç shihet në videon e siguruar nga “Panorama” disa policëve u janë thyer mburojat nga goditjet me gurë. Pas kësaj tentative forcat e rendit janë tërhequr nga kjo tentativë për të hyrë brenda banesave.

Gazeta Panorama.