Arkivi i Shtetit çel dyert për vizitorët, gjendet edhe Vula e Fermanit të Manastirit të Kamenës. –

Arkivi i Shtetit në “Javën e arkivave hapura”, por edhe në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të këtij institucioni çel dyer për publikun. Të gjithë të vizitorët mund të shohin nga afër kodikët e Beratit edhe fermanët. Ndërsa, Vula e humbur e Fermanit të Manastirit të Kamenës para ditës, është gjetur brenda arkivit.

Nga: Valeria Dedaj 

Për “Javën e Arkivave të Hapura”, por edhe për 70-vjetorin e themelimit të Arkivit të Shtetit publiku mund të vizitojë ambientet e këtij institucioni. Nga data 3 qershor deri më 7 qershor, vizitorët mund të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikët e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik.

 “Publiku mund të shikojë proceset e punës,që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore”, shprehet Elsa Saka, përgjegjëse e promovimit dhe komunikimit në DPA.

Përgjegjësja e promovimit dhe komunikimit në DPA, folu edhe për gjetjen e Vulës së Fermanit e Manastirit të Kamenës, që rezultonte e humbur para 20 ditësh në këtë institucion

“Edhe kur u gjet vula, në mjediset e publikut. Hetimet po vazhdojnë edhe është në proces hetimi. Nuk ka dalë jashtë arkivit edhe është në proces hetimi. Pasi të zbardhet e gjithë ngjarja do të ketë një njoftim konkret”, thotë Saka.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave mund të vizitohet gjatë këtyre ditëve nga të gjitha shkollat dhe universitetet.

Gazeta Shqiptarja.com