Anna Oxa, historia e shqiptares së famshme qe mbrojti Luften Clirimtare te Kosoves. 1999.

29 Prill 2019

Gazeta Shqip.

Anna lindi në Bari më 28 prill 1961, nga nënë italiane dhe baba shqiptar nga Kruja (Qazim Hoxha, emigrant shqiptar në Bari). Mbiemri i saj i vërtetë është Hoxha. Filloi të këndojë si profesioniste në moshë shumë të re. Vetëm 17 vjeçe u klasifikua në vendin e dytë të Festivalit të Sanremos 1978 me këngën “Një emocion i vogël” e nënshkruar nga Ivano Fossati, të cilin e kishte njohur kur ishte 15 vjeçe gjatë audicionit të saj të parë të rëndësishëm për Rca-në.

Pasi bie në sy në Sanremo me një look vagëllimthi punk, merr pjesë në Festivalbar me “Bëjeni me mua” dhe po më 1978-ën boton albumin e saj të debutimit me titullin “OXANNA”, që përmban sidomos cover-a pjesësh të famshme ndërkombëtare. 1979-a është viti i “Kloun i kaltër” dhe i LP-së së dytë të titulluar thjesht ANNA OXA. Këngëtarja puljeze është protagoniste e filmit “Djalë, vajzë, lule, frut” i regjisorit Ruggero Miti. Në fillim të viteve ’80, Q- Disc-u “Kontroll Total” i paraprin ndryshimit të shtëpisë diskografike: më 1982-shin nënshkruan për CBS-në (sot Sony Music) dhe fillon bashkëpunimin me Mario Lavezzi-n, që prodhon pjesët “Unë jo”, paraqitur në Festivalin e Sanremos, dhe “Bëmë të qesh pak”.

Një vit më pas del albumi “Për të ëndërruar, për të kënduar, për të vallëzuar”: kënga referuese është “Pa mua”. Për këtë disk, të prodhuar nga Mario Lavezzi, bashkëpunojnë edhe Ron dhe Flavio Premioli. Në vitin 1984 kthehet në Sanremo: gjithsej ka marrë pjesë në 12 festivale si këngëtare dhe në një si prezantuese (në vitin 1994 bashkë me Pippo Baudo-n dhe Cannelle-n).

Ngjitet në skenën e Aristonit për tre vjet rresht: më ’84-ën këndon “Nuk zbres”, që i paraprin albumit “Vrapi im”, nga do të nxirret më pas kënga “Eklips total”; më ’85-ën këndon “Asaj”, nënshkruar edhe nga Roberto Vecchioni dhe e pranishme në diskun “OXA”; pas dy vendeve të shtata me radhë, më ’86-ën klasifikohet në vendin e pestë me “Eshtë vetëm një çast”, që bën pjesë në albumin me të njëjtin titull. Anna Oxa përshkon rrugën e entertainment-it televiziv si prezantuese e dy edicioneve të “Fantastico”-s në Raiuno, të parën në krah të Enrico Montesano-s dhe të dytën në çift me Massimo Ranieri-n.

Pas nja dy vitesh pushim diskografik, kthehet në skenë përsëri në Sanremo: më ’88-ën klasifikohet e shtata me “Kur lind një dashuri” të realizuar me producentin e saj të ri: Piero Cassano-n e “Matia Bazar”-ëve. Dhe në vitin 1989 fiton Festivalin bashkë me Fausto Leali-n me këngën “Do të të lë”. Në po atë vit boton albumin “Të gjitha drithërimat e botës” dhe fillon bashkëpunimin me New Trolls-at. Në vitin 1990 këndon “Grua me ty” në Sanremo, pastaj i bie rreth e qark Italisë me një tour bashkë me New Trolls-at të dokumentuar në diskun live “Anna Oxa me New Trolls-sat”.

Anna Oxa

Pas një viti kushtuar familjes së saj (në vitin 1991 lind fëmija i saj i parë, Francesca) dhe diskun “Nga kjo dashuri” (e vitit 1992), Oxa çimentohet me këngën e autorit në përmbledhjet “Cantautori” (1993) dhe “Cantautori 2” (1994): këngët e interpretuara prej saj shkojnë nga “Do të kesh” e Claudio Baglioni-it deri te “Historia” e Francesco De Gregori-t. Në të njëjtën periudhë del compilation-i “Do- gjoksi”. Në vitin 1995 lind Qazimi, fëmija i saj i dytë dhe vitin në vijim regjistron albumin “Ana nuk lihet”, që përmban këngën “Spot” dhe është prodhuar nga ish shoku i saj Gianni Belleno dhe nga Danilo Madonia. Kënga “Histori” klasifikohet në vendin e dytë në Festivalin e Sanremos të vitit 1997 dhe hap përmbledhjen e greatest hits me të njëjtin titull. Versioni spanjoll i këngës “Histori” (“Historias”) ia hap në të dy kanatet dyert e tregut jugamerikan: Anna kalon pothuajse një vit në Kili, Argjentinë, Uruguaj dhe Meksikë. 1999-a është viti i triumfit në Festivalin e Sanremos me “Pa mëshirë”, fitorja e parë si soliste e Annës pas asaj ‘në duet’ me Fausto Leali-n. Dd-ja “Pa mëshirë”, dhjetë këngë të pabotuara mes të cilave dueti “Duke ecur, duke ecur” me Cheyenne-n, është prodhuar nga Fio Zanotti.

Album i ri, “Lëvizja e përjetshme”, dhe pjesëmarrje tjetër në Sanremo me këngën me të njëjtin titull: është viti 2001 dhe disku karakterizohet nga një kërkim i fortë i ritmit, falë bashkëpunimeve me artistë ndërkombëtarë si Wil Malone dhe Tony Levin. Po më 2001-shin është protagoniste e spektaklit të Giorgio Panariello-s “Kthehem të shtunën”. Në vitin 2003 merr pjesë për herë të dymbëdhjetë në Festivalin e Sanremos me këngën “Do të ndryshoj”, kënga e parë e nxjerrë nga albumi i saj i ri “Kam një ëndërr”, i përkufizuar si disku i jetës së saj, sepse të gjitha këngët tregojnë odisenë intime të Annës në rrugën e vështirë të jetës së vet.

Anna Oxa

Përgatiti Adrian Beshaj