Varr bosh te Ministria e Kultures, Forumi: – Rrofsh moj … . –

19/01/2019.

Një varr bosh gjendet e në oborrin e Ministrisë së Kulturës në Kinostudio. Prej kohës që qëndron aty duket se askush nuk është kujtuar, që ta largojë varrin. Fotot e varrit janë publikuar edhe nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili ironizon ish ministren Mirela Kumbaro duke shkruar se kjo është kultura, që la në atë institucion. “Kultura që la …… në oborrin e Ministrisë së Kulturës! Rrofsh moj …., sa e mirë që je!

Me gjuhën e simbolizmit këto imazhe i bie të jenë të duhurat. Pra si e ka kuptuar misionin e saj, i bie që ajo ka vajtur aty pikërisht për varrëmihëse, për varrëmihëse të kulturës shqiptare. Mision i përmbushur me sukses. Me sukses të plotë” shkruan Forumi për Trashëgiminë Kulturore, që prej vitesh ka publikuar dëmtimet dhe shkatërrimet e ndryshme që janë bërë në monumentet e kulturës në vend.

Ndërsa varri bosh në oborr ka bërë që dhe artistët të ironizojnë ish ministren Kumbaro, dhe sipas tyre në krye të ministrisë tregoi paaftësinë e saj.

Gazeta Sot.