Zidan shkarkohet po nuk fitoi neser vjen Emeri

Zidan shkarkohet po nuk fitoi nesër, vjen Emeri

Vendimi i të ardhmes së stolit të Re alit të Madridit është shtyrë pas finales së Champions-it. Do të jetë apo jo Zinedin Zidan në "Santiago Bernabeu" edhe pas finales së të shtunës kundër Atletikos së Madridit, do të konfirmohet pasi të jetë luajtur ndeshja në "San Siro".

01_26144850_0f29a8_2890724aMadrilenia "As" ka zbuluar se, në rast se "galaktikët" do të ngrenë trofeun e 11-të të kontinentit në qiellin e Milanos, atëherë tekniku francez do vijojë të jetë në stolin e skuadrës edhe në dy vitet e mbetura të kontratës së tij. Por, në rast se do të jetë Atletiko ajo që do të hakmerret për finalen e humbur të Lisbonës (2014), do të kemi një "adieu Zizu".

Emisar tek Emeri "Sky Sports Italia" ka zbuluar se presidenti i Realit, Florentino Perez, ka dërguar një të besuarin e tij te trajneri i Sevijes, Unai Emeri.

"Mbretërorët" i kanë bërë me dije fituesit të Ligës së Europës që të ngrijë çdo plan që ka gati për të ardhmen e tij deri pas finales së Champions- it, sepse në rast të një lajmi të keq nga "San Siro", atëherë Zidan do të shkarkohej dhe tekniku bask do të marrë telefonatën, e cila do ta ftonte në "Bernabeu".

Emeri është ende nën kontratë me ekipin andaluzian (deri në vitin 2017), por kredencialet e tij janë rritur ndjeshëm pas triumfit kundër Liverpulit në finalen e Bazelit. Perez nxiton, sepse nuk është vetëm Reali i Madridit klubi i interesuar për shërbimet e tij.

Valencia është klubi më i njohur që ka drejtuar 44-vjeçari, i cili e nisi karrierën në vitin 2004 te Lorka Deportiva. Pas dy vitesh, ai u transferua tek Almeria dhe përsëri pas dy sezonesh u largua drejt "Mestajës", atje ku qëndroi deri në vitin 2012 përpara se të merrte edhe drejtimin e Spartakut të Moskës.

Timonin e Sevijes, Emeri e mori në vitin 2013. Kështu që Ronaldo me shokë nesër nuk do të luajnë vetëm një trofe, por edhe fatin e trajnerit të tyre, për të cilin ndryshe nga pasardhësi i tij, Rafael Benitez, ata janë shprehur gjithnjë me superlativa.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama