Zeta duke pritur...Kosta Kocin

'Zeta' 'duke pritur...'Kosta Kocin
Në galerinë private “Zeta” në Tiranë është hapur ekspozita e piktorit Kosta Koçi. Nën titullin “duke pritur...”, Kosta Koçi ekspozon punë, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1988 -89, si dhe të dy viteve të fundit 2010-11. Punimet janë të realizuara në teknikën e akuarelit e vajit, në të cilat ai paraqet portrete, persona të grupmoshave të ndryshme, të afërm e miq të tij.

Të dyja periudhat dhe teknikat përzihen, ndërthuren njëra me tjetrën brenda hapësirës së ekspozimit. Me një përshkrim të drejtpërdrejtë, me një paletë shumë ngjyrash në rritje, me një sens humanizmi që e shoqëron në përgjithësi krijimtarinë e tij, autori na zbulon një vështrim mbi jetën gjatë këtyre viteve, duke përcjellë idenë e pritjes, pasivitetit, padurimit e shpresës ... Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 5 maj.

Galeria “Zeta” ndodhet në Rr. Abdyl Frashëri, Nr: 31, A4, Hekla Center, dhe është e hapur nga e hëna në të shtunë prej orës 09:30- 14:00 para dite, dhe 17:00-20:00 pasdite.

Tel: + 355 42 2 666 80;
Celular: +355 68 21 30 180;

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama