Zemra e Karelit u dorezohet shqiptareve

Zemra e Karelit u dorezohet shqiptareve

Zemra e Ilia Karelit është në duart e ekspertëve shqiptarë. Një prokuror shqiptar dhe një ekspert i mjekësisë ligjore të cilët udhëtuan dje drejt Athinës kanë marrë në dorëzim zemrën dhe disa inde të lëkurës së Ilia Karelit, shqiptarit që u keqtrajtua për vdekje në burgun e Nigritas, në Greqi. 

 

Ndërkohë, Prokuroria e Fierit pohon se për vdekjen e Ilia Karelit, i njohur edhe si Kudret Kume, kanë nisur hetimet pas kallëzimit të familjarëve të tij për vrasje në rrethana cilësuese, që nënkupton sipas ligjit vrasje përgjatë  torturave, ashtu sikurse ka dyshime të forta.

 

Në rast se, në Greqi, gardianët dënohen vetëm për shpërdorimin e detyrës, apo tejkalim të detyrave funksionale, Prokuroria shqiptare do t'i hetojë për llogari të saj gardianët e Burgut të Nigritas, edhe pse Prokuroria greke thuhet se ka si provë të akuzës ndaj 15 gardianëve, momentet kur shfaqet i dënuari 42-vjeçar teksa torturohet.

 

Më herët, mjekësia ligjore shqiptare kërkoi argumente, se përse homologët grekë e kishin mbajtur zemrën e Ilia Karelit, një pyetje kjo, që pritet të marrë përgjigje bashkë me udhëtimin e grupit hetimor shqiptar në Athinë. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama