Zbulohet skandali i kontrates se Neymar me Barcen

Zbulohet skandali i kontrates se Neymar me Barcen

Neymar vihet sërish në qendër të polemikave. E përditshmja spanjolle, "Marca" i rikthehet çështjes "Neymar" duke nxjerrë në pah fakte të reja. Ajo ka zbuluar kontratën që Neymar firmosi me ekipin e Barcelonës në vitin 2013.

Sulmuesi kaloi nga Santosi te Barcelona për 17.1 milionë euro, një shifër qesharake kjo e cila më pas shkoi në rreth 90milionë euro.

Drejtuesit e Barcelonës, me presidentin e atëhershëm Rosell u akuzuan dhe autoritetet spanjolle filluan hetimet. Katalanasit mohuan gjithçka, por "Marca" zbuloi se Rosell dhe Barcelona ishin në dijeni për gjithçka.

Me këtë zbulim, pritet një tjetër furtunë në klubin katanalas, ndërsa shumë e operacionit të blerjes së sulmuesit brazilian mendohet të jetë rreth 120 milionë euro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama