Zbulohen shkaqet e sherrit ku perfshine deputetin Prenga

Zbulohen shkaqet e sherrit ku perfshine deputetin Prenga

Në orët e para të ditës është ndaluar nga policia Armando Prenga, ku pas një sherri në qendër të Laçit mbetën të plagosur 7 persona. Deputeti i Partisë Socialiste është arrestuar, pasi ka dhunuar së paku dy persona të quajtur Tom dhe Nikoll Çali, e ndërsa urdhri për arrestimin e tij është dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Përplasja ka ardhur pas një sherri pronësie, për një pronë në Lagunën e Patokut mes familjeve Prenga dhe Çali. Deputeti ka shkuar në lokalin e familjes Çali dhe ka goditur një prej tyre me qytën e pistoletës. Anëtarët e familjes Çali janë drejtuar për në Komisariatin e qytetit, ku sherri ka vijuar më tej e ku për pasojë kanë mbetur të plagosur së paku shtatë persona. Disa nga të plagosurit kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Një nga të plagosurit nga ky sherr është edhe vëllai i deputetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama