Xhemaili Gjuajtja me koke ne 123 e tmerrshme!

Xhemaili: Gjuajtja me koke ne 123, e tmerrshme!

Zvicrës i mungoi fati në ndeshjen e djeshme. Në minutën e 121-të, Shaqiri krosoi nga krahu i djathtë dhe gjeti shumë mirë para portës Blerim Xhemailin. Por goditja me kokë e Xhemailit qëlloi shtyllën pingule. Topi iu kthye sërish në këmbë mesfushorit shqiptar dhe herën e dytë shkoi pranë portës. “Isha i pafat në atë rast. Nuk e pashë topin deri në momentin e fundit dhe, më pas, kur m’u shfaq para syve e godita, por nuk shkoi ashtu si doja unë. Është e tmerrshme që largohemi në këtë mënyrë, por ne zhvilluam një ndeshje të madhe dhe nuk mund të kërkojmë më shumë nga vetja. Largohemi me kokën lart, jemi ekip i ri dhe do të rritemi në vitet që vijnë”, ka thënë Xhemaili. Në minutën e 123-të Shaqiri nxori një goditje dënimi afër zonës. Dy minuta më vonë goditi nga 17 metra largësi, por qëlloi murin. Arbitri menjëherë pas goditjes së Shaqirit dha shenjë për përfundim të ndeshjes. Argjentinasit nisën festën, ndërsa shumë lojtarë të Zvicrës mbetën të shtrirë në fushë, të dëshpëruar për humbjen e ndeshjes që për shumë kohë e dominuan. “Nuk mund të ketë asnjë kritikë për këtë ndeshje. Nuk mund të fajësohet Xhemaili për atë top të përplasur në shtyllë. S’mundet të bënim më shumë se kaq, por fati nuk ishte në anën tonë dhe ne e paguam shtrenjtë këtë. Gjithsesi ne përfaqësuam denjësisht një popull dhe mendoj se brezat më të rinj duhet të vazhdojnë në këtë rrugë, që në Botërorin e ardhshëm të mund të shkojmë më larg”, deklaroi mbrojtësi Shar pas ndeshjes dramatike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama