Wikileaks publikon dokumentet e pergjimit te Merkel

Wikileaks publikon dokumentet e pergjimit te Merkel

Wikileaks, ueb faqja e njohur për bërjen publike të përgjimeve të ndryshme të kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Agjensisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), drejt caqeve të ndryshme në botë ka publikuar përgjimet që kjo agjensi i ka bërë kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në përgjime janë të përfshira diskutimet mes kanceraes dhe asistenit të saj, si edhe të një numri ministrash rreth çështjeve ekonomike të Evropës, me theks të veçantë në krizën e Greqisë.

Në to Merkel shfaq mospajtime me asistentin e saj lidhur me zgjidhjet e propozuara për krizën financiare, si edhe me anëtarët e tjerë të kabinetit, si me Minstrin e Financave Wolfgang Schuable.

Këto dokumente po ashtu shfaqin përgjimin e bërë nga shërbimi sekret britanik, GCHQ që u dha informata shërbimeve sekrete amerikane për planin dhe qëndrimin e Gjermanisë para negociatave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama