Wikileaks NSA-ja ka spiunuar zyrtare te larte gjermane

Wikileaks: NSA-ja ka spiunuar zyrtare te larte gjermane

Agjencia për Sigurinë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NSA) ka spiunuar jo vetëm kancelaren gjermane, Angela Merkel por edhe ministrat e qeverisë si edhe pjesëtarët e kabinetit, treguan dokumentat e publikuara dje nga Wikileaks.

Synimi i spinazhit ishin zyrtarë të lartë përfshirë ish-ministrin e Financave, Oscar Lafontaine, i cili tashmë ka dalë në pension, zëvendëskancelarin Sigmar Gabriel si edhe ministren e Mjedisit, Barbara Hendricks, të dy këta me pozicione të ndryshme kur dokumentet u publikuan.

Në dokumente thuhet të jenë përgjuar 69 numra telefoni përfshirë këtu ata të Ministrisë së Financave, Ekonomisë dhe të Bujqësisë.

Disa nga këta numra janë ende në përdorim, që do të thotë se mund të jenë ende nën përgjim.

Zbulimi i përgjimit të telefonit të kancelares Merkel ka dëmtuar marrëdhëniet SHBA-Gjermani, por SHBA-ja më vonë premtoi se numri i saj nuk do të jetë më nën përgjim.

Dje, Shtëpia e Bardhë theksoi marrëdhëniet e ngushta me Gjermaninë dhe tha se ”kjo tashmë i përket së kaluarës”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama