Vritet nje kosovar 26-vjecar ne luften e Sirise

Vritet nje kosovar 26-vjecar ne luften e Sirise

Në luftën e Sirisë ka humbur jetën edhe një 26-vjeçar shqiptar nga Kosova.  Burime të afërta nga familja e të vrarit nga fshati Drenoc i Malishevës, kanë bërë të ditur për "lajmi.net" se bëhet fjalë për Rexhep Morinën. Rexhepi para disa viteve kishte shkuar për studime në Egjipt dhe mesa duket prej aty është përfshirë në luftën e Sirisë.

Lajmin për vrasjen e djalit të tyre, familja Morina e ka mësuar gjatë ditës së djeshme, kur “dy persona me mjekra”, janë shfaqur te shtëpia e tyre dhe i kanë njoftuar duke u thënë se “djali u ka rënë shehid”. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama