Vllaznia kampione ne futbollin e femrave

Vllaznia kampione ne futbollin e femrave

Vllaznia e Shkodrës, është shpallur kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave, për edicionin 2013-2014. Në ndeshjën e javës së fundit, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, kampionet e reja, mundën Dajtin 6-1. Pas përfundimit të ndeshjes, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Kupës dhe medaljeve për ekipin kampion të Shqipërisë. Ne emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, trofetë për fitueset, u dorëzuan nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv Vasil Bici. Kampionati Kombëtar, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa, jane aktivitete, që prej vitesh organizohen rregullisht nga FSHF.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama