Vjedhja ne Banken e Shqiperise perfundon raportimi i Fullanit ne Komisionin e Ekonomise

Vjedhja ne Banken e Shqiperise, perfundon raportimi i Fullanit ne Komisionin e Ekonomise

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është thirrur sot në Komisionin e Ekonomisë për të dhënë sqarime lidhur me skandalin e vjedhjes në BSH. Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë e cili nisi rreth orës 09:00 u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur më tepër se dy orë e 30 minuta. Pas largimit të Fullanit është larguar edhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Guvernatori është pyetur nga deputetët në lidhje me elementet e sigurisë së bankës, por edhe për detaje të tjera mbi vjedhjen. Detajet e seancës dëgjimore pritet që t'i zbardhë kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, në një deklaratë për shtyp.

Një ditë më parë kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, ka kërkuar paraqitjen në një seancë të posaçme të Fullanit, për të dhënë informacione lidhur me vjedhjen e miliona dollarëve nga thesari i shtetit.

Duke shfrytëzuar hapësirat ligjore që parashikojnë varësinë e bankës nga Parlamenti, deputeti socialist nisi një shkresë zyrtare.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës e cila po vijon hetimet është në pritje të raportit të grupit të auditit, i cili do të përcaktojë vlerën e saktë të parave që janë vjedhur në repartin X në Linzë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama