Vizita e Papes Shqiperia ne qender te medieve nderkombetare

Vizita e Papes, Shqiperia ne qender te medieve nderkombetare

Vizita e Papa Françeskut do të bëjë që Shqipëria të jetë nën vëzhgim ndërkombëtar dhe të ketë një mbulim të madh mediatik. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është shprehur se ardhja e Papës në Shqipëri do të ngjallë interes të madh në vend dhe jashtë tij.

"Kjo është një ngjarje e madhe dhe do ta vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes së medieve ndërkombëtare. Rreth 1,000 gazetarë priten të mbulojnë vizitën", tha ministrja.

Për gati një gjysmë shekulli, nën sundimin e diktatorit Enver Hoxha, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar në Evropë, shprehet ‘Balkan Insight’, e cila e ka krahasuar vendin me Korenë e Veriut të sotme.  Në 1967 Hoxha e Shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë, duke filluar një fushatë persekutimi kundër të gjitha feve dhe në veçanti kundër Kishës Katolike, tradicionalisht të fortë në veri të vendit.

Sot, shumica e shqiptarëve janë myslimanë, edhe pse dy kishat ortodokse dhe katolike kanë një rol të rëndësishëm.  Udhëtimi një-ditor i Papës do të fillojë me një ceremoni mirëseardhjeje në "Nënë Tereza" aeroportin e Tiranës, ku ai do të përshëndetet nga kryeministri Edi Rama.  Nga aeroporti, Papa do të udhëtojë për në Pallatin Presidencial, për një vizitë kortezie me Presidentin Bujar Nishani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama