Video / Uellsi shkaterron Belgjiken ne gjysmefinale e pret Portugalia

Video / Uellsi shkatërron Belgjikën, në gjysmëfinale e pret Portugalia

Gjysmëfinalja e parë e Euro 2016 do të luhet mes Portugalisë së Kristiano Ronaldos dhe Uellsit të Garet Beil. Skuadra britanike ka siguruar vendin e saj mes katër skuadrave më të mira të turneut duke shkatërruar Belgjikën me rezultatin 3-1.

1467402516656_lc_galleryImage_Wales_coach_Chris_Coleman

Belgët, të cilët para këtij turneu shiheshin nga shumëkush mes pretendentëve për fitoren, kaluan të parët në avantazh me anë të Naingolan i cili shënoi me një gjuajtje nga rreth 30 metra në minutën e 13.

Por Uellsi u zgjua pas përgjumjes së minutave të parë dhe falë një skeme në goditje nga këndi, gjeti barazimin me kapitenin Uilliams.

Në minutën e 54-t, Robson Kanu përfitoi nga një veprim amator i mbrojtjes belge për të shënuar i pashqetësuar në portën e Kurtua golin e avantazhit 2-1.

Belgjika provoi për shumë minuta të çante mbrojtjen e ngjeshur uellsiane, por pa sukses, ndërsa u godit nga një kundërsulm i shpejtë në minutën e 85, kur Vouks dërgoi topin me kokë në rrjetën e portës së Kurtua.


Kësisoj, Uellsi arriti të kualifikohet për herë të parë në gjysmëfinalet e një turneu madhor, por aty do t'i mungojë mesfushori Aron Ramsei, i cili plotësoi numrin e kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar për atë sfidë.

Uells-Belgjikë 3-1

30´ Uilliams, 55´ Robson Kanu, 85´ Vouks / 12´ Naingolan



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama