Video / Prezantohet Ibra ja cfare thote ne diten e pare te Mancesteri

Video / Prezantohet Ibra, ja çfarë thotë në ditën e parë te Mançesteri

Zlatan Ibrahimoviç ka veshur sot për herë të parë fanellën e Mançester Junajtid, duke u prezantuar zyrtarisht si sulmuesi më i ri i klubit anglez.

Zlatan ibrahimovic

"Jam shumë i lumtur që i bashkohem Mançester Junajtid dhe pres me padurim të luaj në Angli. As nuk është nevoja ta përsërit se nuk më pritet derisa të punoj përsëri me Zhoze Murinjon", ishin fjalët e para të tij, të publikuara nga klubi anglez.

"Zhoze është një trajner fantastik dhe jam gati për këtë sfidë të re entuziazmuese. I jam gëzuar karrierës time deri tani dhe kam pasur disa kujtime shumë të mira prej saj. Tani jam gati që të krijoj disa kujtime speciale edhe në Angli", tha suedezi.

Ndërkaq, edhe Murinjo foli për afrimin e sulmuesit. "Zlatan nuk ka nevojë për prezantim. Ibra është një prej sulmuesve më të mëdhenj në botë dhe një lojtar i cili jep gjithmonë 100%. Ai ka fituar kampionatet më të rëndësishme në botën e futbollit, tani ka mundësinë të luajë në kampionatin më të fortë.

Jam i sigurt se talenti i tij do të gëzojë tifozët në Old Traford dhe eksperienca e tij do të jetë e vlefshme për të ndihmuar zhvillimin e lojtarëve të rinj që kemi në ekip", ishin fjalët e portugezit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama