Venger-Ferguson telefonate per Van Persin

Venger-Ferguson, telefonate per Van Persin
Arsenal dhe Mançester Junajtid janë shumë pranë akordit mes tyre për transferimin e Robin Van Persi. Sipas asaj që raporton gazeta “The Sun”, Aleks Ferguson dëshiron të mbyllë gjithçka para fundjavës dhe ka rënë dakord të paguajë 22 milion paund për lojtarin holandez të “topçinjve”.

Ndonëse fillimisht Arsenali kërkonte 30 milion paund për futbollistin në fjalë, Venger ka pranuar të ulë disi kërkesat e tij për dy arsye. E para është se rrezikon që Van Persi të mbetet në skuadër dhe të kthehet në një objekt urrejtje të tifozëve, qëndrim që u shfaq më së miri në miqësoren kundër Këln ku lojtari u vërshëllye në kor.

Arsyeja e dytë është një “telefonatë paqe” e zhvilluar mes trajnerit francez dhe Ferguson, me këtë të fundit që ka insistuar të ketë në dispozicion lojtarin që në ndeshjen e hapjes së kampionatit në fundjavë. Ndërhyrja personalisht e Ferguson në marrëveshje ka treguar tashmë se si dy ekipet po i afrohen akordit dhe shumë shpejt, holandezi do të jetë partneri i ri i sulmit për Uejn Runin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama