Vdes ne Siri Valdet Gashi kampioni i botes ne Mai Tai

Vdes ne Siri Valdet Gashi, kampioni i botes ne Mai Tai

Kampioni i botës në Mai Tai me orgjinë nga Kosova,Valdet Gashi, i cili jetonte në Gjermani dhe që nga janari ndodhej në Siri, ka ndërruar jetë në rrethana ende të panjohura.

Sipas mediave zvicerane, Gashi ka ndërruar jetë një javë më parë, por rrethanat e vdekjes së tij ende nuk janë bërë te ditura. Në rrjetin social “Facebook” vëllai i viktimës ka konfirmuar vdekjen e Valdetit.

I rritur në Oberpfalz, Gashi kishte thënë se do të shkonte në Tajlandë për të marrë frymë dhe për të bërë trajnim. Këtë version e kishte besuar edhe familja e tij, por nuk e kishte menduar se ai do të shkonte në Siri.

Përmes postës elektronike, Gashi ka pranuar se është pjesë e ISIS, “Po unë jam pjesë e sistemit. Nuk marr pjesë në luftë, por jam duke ndihmuar në rajonin Membij/Jartablus në mbikëqyrjen e kufirit pranë lumit Eufrat”.

Bashkimi i Gashit me ISIS, kishte bërë jehonë në shumë media Perëndimore edhe për shkak të suksesit që ai kishte në sport më parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama