Valixhja e rende e kujtimeve nga Afrika

Valixhja e rende e kujtimeve nga Afrika
Gjithçka qe do te mbetet ne memorie nga nje muaj i pasur me emocione: nga Mandela te topi, per te vazhduar me golat fantazme dhe fantazmat e golit. Prozhektoret e Afrikes se Jugut u fiken, por Nelson Mandela mbetet fituesi i vetem i Boterorit 2010. Ne te vertete, evenimenti ne “kontinentin e zi” i dhuroi shume te gjitheve, ishte nje aktivitet socio-politik, i cili terhoqi vemendjen te nje popull qe vuan prej shekujsh, qe perjetoi aparteidin, por qe mesoi te ringrihej fale sportit. Ne memorien e te gjitheve do te mbetet ai burre i plakur nga jeta dhe vuajtjet, i veshur me nje xhakete te zeze dhe i buzeqeshur. Mandela eshte nje pjese e historise, por mbi te gjitha nje njeri. Ne finalen e Johanesburgut pershendeste me dore: nuk ishte lamtumire, por mirupafshim.

Ky edicion i boterorit u karakterizua edhe nga topi. Lodra qe te gjithe e kane pasur kur ishin femije, por qe tashme ka evoluar dhe quhet “Jabulani”. Natyrisht qe turneu ne Afriken e Jugut do te mbahet mend edhe per oktapodin. Nga akuariumi i Oberhauzenit ne Gjermani, ai terhoqi vemendjen e te gjithe botes me parashikimet e fitueseve te ndeshjeve. I gjeti te gjitha.

Nga Kupa e Botes 2010 do te mbahen mend Maradona me tespihet e tij, lukun e ri me kostum dhe kravate, puthjet e panumerta qe u dha lojtareve te Argjentines, por edhe boshlleku taktik i skuadres qe per nje moment besoi se mund te bente mrekulline. Nje muzike qe degjohet kudo: eshte “Waka waka” e Shakires, qe e shnderron Afriken e Jugut ne nje disko gjigante per nje muaj. Por, me tingujt e kenges zyrtare te aktivitetit, nderthuren zhurmat e vuvuzelave. Fillimisht te padurueshme per veshet e pamesuar, por shume shpejt fama e tyre ben xhiron e botes, duke rrezikuar qe t’i shnderroje ne nje “instrument” qe tifozet do ta kene ne mjaft sporte.

Nuk ishte nje gol fantazme: edhe nje i verber do arrinte ta shikonte qe sfera kishte kaluar me gjysme metri vijen e portes: behet fjale per rrjeten e paakorduar te Frenk Lampard. Por, futbolli, ashtu si edhe jeta, nuk eshte nje shkence ekzakte. Zhgenjeu, edhe pse ishte favorite, megjithate Anglia e Kapelos mund te ngushellohet me faktin se u paraqit me mire se Italia apo Franca. Dy finalistet e edicionit te kaluar nuk arriten te kalonin as fazen e grupeve. “Axurret” u shfaqen te plakur, pa ide dhe pa deshire, ndersa te “gjelat” plasi lufta ndermjet futbollisteve dhe trajnerit Domenek. Ne fund, nga golat fantazme nuk ka si te mos spostohesh te fantazmat e golave: Mesi, Runi, Kristiano Ronaldo. Pritej qe ky te ishte boterori i tyre, por te tre yjet e repartit ofensiv ishin shume te lodhur per t’u paraqitur ne nivelet me te larta dhe per te terhequr Argjentinen, Angline dhe Portugaline.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama