Vajza me tre prinder biologjike

Vajza me tre prinder biologjike

I pëlqen të luajë golf dhe t’i bjerë pianos, të dëgjojë muzikë dhe të dalë me shokët. Në shumë aspekte, ajo është si shumë adoleshentë në të gjithë botën. Mirëpo, në fakt, ajo nuk është një adoleshente e zakonshme, pasi çdo qelizë në trupin e saj nuk është si e njerëzve të tjerë. Alana Saarinen është një nga të paktit njerëz në botë që kanë ADN nga tre njerëz.

“Shumë njerëz thonë se kam tiparet e fytyrës së nënës sime, se sytë e mi janë të ngjashëm me të babait... Kam disa tipare prej tyre dhe personaliteti im është i ngjashëm me ta”, thotë Alana.

“Po ashtu, kam ADN nga një grua tjetër. Mirëpo, unë nuk mund ta quaj atë një prind të tretë, pasi kam thjesht disa mitokondri të sajat”.

Mitokondritë, apo siç quhen, fabrikat e qelizave, janë elementët bazë që krijojnë energjinë, të cilën qelizat tona e kanë të nevojshme për të punuar dhe për ta mbajtur trupin në funksionim. Mirëpo, ato përmbajnë edhe një sasi të vogël ADN-je.

Alana Saarinen është një nga 30-40 njerëzit e botës, që kanë disa mitokondri – pra, edhe një pjesë të ADN-së – nga një person i tretë. Ajo është krijuar nga një trajtim i ri i infertilitetit në SHBA, i cili më vonë u ndalua.

Mirëpo, shumë shpejt, do të krijohen edhe njerëz të tjerë si Alana, me tre prindër gjenetikë, pasi Britania e Madhe do të legalizojë një teknikë të re, të ngjashme, që duhet të përdorë mitokondritë e dhuruesve, në përpjekje për të parandaluar sëmundje gjenetike paaftësuese. Kjo teknikë quhet “zëvendësimi i mitokondrive” dhe nëse Parlamenti e miraton projektligjin, Britania e Madhe do të bëhet vendi i vetëm në botë, që do të lejojë krijimin e fëmijëve me ADN-në e tre personave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama