Ushqimet qe pastrojne melcine

Ushqimet qe pastrojne melcine

Mëlçia është organi që ben detoksifikimin e trupit. Mëlçia bën -rregullimin e yndyrave, balancimin e hormoneve dhe ndihmesën e tretjes. Një nga metodat më të rëndësishme për pastrimin e mëlçisë përfshin konsumimin e mjaftueshëm të ujit, por mirë është që dietës suaj t’i shtoni edhe disa ushqime të cilat e mbrojnë dhe e përmirësojnë punën e mëlçisë.

Karota përmban mjaft beta-karoten, rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe redukton inflamacionet në trup. Ajo është burim i mirë i energjisë dhe lehtë përshtatet në çfarëdo ushqimi që bëni.

Panxhari përmban betainën, që stimulon qelizat e mëlçisë. Është i pasur me vitamina të llojllojshme dhe minerale. Ndihmon në pastrimin e mëlçisë, veshkave dhe fshikëzës së tëmthit, por shkëlqyeshëm stabilizon edhe nivelin e sheqerit në gjak.

Hudhra pastron dhe forcon gjakun. Përmban sasi të mëdha të alicinës dhe selenit, të cilët ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë. Jo vetëm që përmirëson funksionimin e mëlçisë, por edhe punën e veshkave. Hudhra vepron në aktivizimin e enzimave të mëlçisë të cilat i largojnë toksinat nga trupi.

Lëngu i limonit është përplot me vitamina C, përmban antioksidantë dhe shkëlqyeshëm pastron fshikëzën e tëmthit, veshkat, taktin tretës dhe mushkëritë. Lëngu nga një gjysmë limoni në gotë të ujit të nxehtë do të përshpejtojë tretjen.

Perimet jeshile janë të shkëlqyeshme për pastrimin e mëlçisë sepse klorofili absorbon toksinat nga sistemi i qarkullimit të gjakut.
Perimet janë burim i shkëlqyer i fibrave, dhe do të përmirësojnë tretjen.

Qumështi i carangthit parandalon dhe përmirëson dëmtimin e mëlçisë. Ai përmban antioksidantë të cilët veprojnë si bllokues të helmit. Ekziston në kapsula dhe mund të konsumohet çdo ditë për një kohë të gjatë.

Çaji i luleradhiqes ka veçori antioksidante dhe pastron gjakun. Ky është ilaç bimor që përdoret me shekuj. Rrënja e luleradhiqes stimulon qarkullimin e tëmthit dhe vepron si tonik për mëlçi. Çaji mund të pihet në mënyrë preventive si edhe bën riparimet e mëlçisë së dëmtuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama