Regjistroni domainin tuaj .al

Ulen cmimet e ilaceve

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 muaj më parë

Ulen cmimet e ilaceve
Ulen cmimet e ilaceve

Ulet çmimi i ilaçeve në tregun e lirë famaceutik, por edhe për ato barna të destinuara për përdorim spitalor.

Me vendim të Këshillit të Ministrave është ulur marzhi i fitimit për importuesit dhe shpërndarësit e barnave ne tregun farmaceutik, po keshtu edhe per farmacistet.

Deri me tani importuesit dhe shpendaresit fitonin 14 % mbi cmimin CIF, te importit te barit e cila tashme i eshte me ulur 3%. Ndersa farmacite fitonin 29 % mbi çmimin e blerë nga importuesit dhe shperndaresit, fitim i cili tashmë eshte me ulur 4 % .

"Përpara këtij vendimi, marzhet ishin 29 për qind për farmacinë, kanë zbritur janë 25 për qind. Marzhet për shitjen me shumicë kanë qenë 14 për qind, tashmë janë 11 për qind. Ky ndryshim i marzhit të fitimit, si për shitjen me pakicë, si për shitjen me shumicë, natyrisht që shkon në dobi të pacientit, shkon në ulje të çmimit të barnave për pacientin, si dhe për spitalet publike", thotë Ardiana Capi, drejtore e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ne Mininstrine e Shendetesise sqarojne se ulje te ndjeshme, pesojne disa medikamente te perfshire ne listen e rimbursimit, por dhe jashte saj te cilat perdoren per trajtimin e semundjeve te gjakut, tumoreve si citostatiket apo dhe antibiotike te ndryshem, shitja e te cilëve do te kete nje marzh fitimi deri ne 6 %.

"Barnat që do të kenë ulje më të ndjeshme të çmimit, do të jenë ato të cilat përvec asaj qe parashikohet përmes ndryshimit të marzheve janë ulur edhe përmes negociimit. Negocimi i çmimit të barnave nga Komisioni i Negocimit të Çmimit të Barnave ka patur sukses. Nuk ka lejuar rritje absolutisht të cmimit të barnave dhe për disa prej tyre ka pasur ulje edhe të ndjeshme, sidomos në praktikën spitalore", thotë Capi.

Ndersa per prodhuesit vendas çmimi i tregtimit nuk do te ndryshoje, marzhi i fitimit do të jete 20 % mbi koston e fabrikimit me qëllim ruajtjen dhe stimulimin e prodhimit vendas. Ulja e marzhit te fitimit per shitjen e barnave sipas Ministrise se Shendetesie do te ndikoje direkt ne uljen e çmimit te ilaceve per perdorim spitalor çka do te thote, qe me te njejtin fond do te blihen me shume barna, duke eleminuar keshtu mungesen e medikamenteve ne spitale per mungese fondesh.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi