Uji si ndikon ne dhimbjen e shpines dhe kyceve

Uji, si ndikon ne dhimbjen e shpines dhe kyceve

Sipas një studimi amerikan, 75% prej nesh kanë mungesë uji (dehidratim) në mënyrë të vazhdueshme. Një gjë e tillë nuk ndikon vetëm belin, por edhe shpinën. Hulumtimi paraprak sugjeron se pirja e tetë deri dhjetë gota ujë në ditë mund të lehtësojë ndjeshëm dhimbjet e kurrizit dhe të kyçeve deri në 80%. Kjo për shkak se mungesa e ujit (dehidratimi) e bën gjakun dhe lëngun mes kyçeve më të trashë; ai gjithashtu mund të shkaktojë formim të kristaleve të acidit urik në kyçe (një substancë që normalisht nxirret jashtë me urinën), të cilat mund të shkaktojnë dhimbje si përdhesi (ngërçi).

Pirja e ujit është gjithashtu një mënyrë e vlefshme dhe pa dhimbje për humbje peshe. Edhe një situatë e vogël dehidratuese mund ta ngadalësojë ritmin e metabolizmit tonë me 3% dhe të luajë rol në shtimin e peshës.

Për më tepër, uji që pihet pak para gjumit parandalon ndjenjat e urisë në mesnatë për gati 100% të njerëzve të testuar, sipas kardiologut Stefan Sinatra nga Universiteti i Uashingtonit. Sipas një studimi të botuar në “International Journal of Cancer” (Gazeta Ndërkombëtare e Kancerit) në vitin 1999, pirja e pesë gotave ujë çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë me 92 për qind. Hidratimi i mirë i zorrëve tona i lubrifikon ato dhe i bën që të punojnë më shpejt. Kjo ul sasinë e kohës që mbetjet e mundshme kancerogjene qëndrojnë në zorrën e trashë.

E njëjta sasi uji sugjerohet për uljen e rrezikut të kancerit të fshikëzës së urinës me 49 për qind dhe e zhvillimit të kancerit të gjirit me pothuajse 80 për qind. Hidratimi i mirë rrit lëvizjen e gjakut në mëlçi, duke e ndihmuar trupin të largojë qelizat kancerogjene të mundshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama