Udhe te mbare Ettore Sequi!

Udhe te mbare Ettore Sequi!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Me një foto të postuar në rrjetin social Facebook, Rama ka përshëndetur ambasadorin Sequi, të cilit i mbaroi mandati.

 

"Udhë të mbarë Ettore Sequi! Sot mbylli detyrën në Shqipëri ambasadori i BE, Ettore Sequi, një diplomat i rafinuar dhe një mik i sinqertë i Shqipërisë, i cili nga nesër do të shërbejë si Drejtori i Kabinetit të Ministres së Jashtme të Italisë, Federica Mogherini”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook. Ettore Sequi largohet zyrtarisht nga Shqipëria për të filluar punë si shef kabineti i Ministres së Jashtme të Italisë. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama